Lajme

Një ditë pas tërmetit! Pamjet e trishta nga Durrësi

Ndërtesa të shkatërruara e të braktisura, njerëz që e kanë kaluar natën jashtë e nëpër makina, rrugë e trotuare që mbi to qëndrojnë inerte të lëna pas nga tërmeti, është pamja që ofron këtë mëngjes Durrësi, një ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin tonë. “DurrësLajm” ka shkrepur këto foto nga disa zona të qytetit, që fatkeqësisht duket sikur ka kaluar një gjendje “lufte”.

Sot është ditë zie kombëtare, ndërsa në Durrës dhe Tiranë qeveria shpalli këtë mëngjes gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, nga tërmeti kanë humbur jetën 24 persona dhe janë lënduar në total 657 persona, ndërsa nga rrënojat e pallateve të shembura janë shpëtuar 45 persona.

Durrësi dhe e gjithë Shqipëria sot është në lot…

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close