Lajme

Një grua humbi jetën dhe një tjetër pësoi komplikacione, Austria pezullon vaksinën e AstraZeneca

Austria ka pezulluar përkohësisht injektimin e vaksinës së AstraZeneca tek qytetarët e saj. Shkak është bërë vdekja e një gruaje pas injektimit të kësaj vaksine, si dhe një grua tjetër pësoi komplikacione. Zyra Federale për Sigurinë dhe Kujdesin Shëndetësor në Austri tha se gruaja 49-vjeçare që vdiq pësoi mpiksje të gjakut. Megjithatë, kjo zyrë ka deklaruar se nuk ka ende një lidhje shkak/pasojë me vaksinën anti-Covid të AstraZeneca. Por deri në përfundim të hetimit të rastit, vaksinat e AstraZeneca janë pezulluar përkohësisht si një masë paraprake.

Televizioni austriak ORF ka raportuar se dy gratë punonin si infermiere në të njëjtën klinikë. Zyra Federale për Sigurinë dhe Kujdesin Shëndetësor tha se mpiksja e gjakut nuk është ndër efektet anësore që shkakton kjo vaksinë, megjithatë kjo do të zbulohet në përfundim të hetimit. Nga ana tjetër, AstraZeneca reagoi duke thënë se është në kontakt të ngushtë me autoritetet austriake pas këtyre rasteve dhe shprehu mbështetjen e plotë ndaj hetimit.

Kompania vuri në dukje se vaksina e saj është aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Të gjitha këto vlerësime kanë dalë në konkluzionin se vaksina anti-Covid e AstraZeneca është e sigurt dhe efektive”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: