Lajme

Një grua kapitene në Vlorë, Valentina Habibaj tregon se si e theu tabunë (Video)

Kjo është Valentina Habibaj, kapitene prej 12 vitesh, dhe si çdo ditë tjetër ky 8 mars atë e gjeti në krye të detyrës. Sot ajo nisi kontrollin e anijes, për ta bërë gati për sezonin turistik. 52-vjeçarja kryen ritualin, që nis me kontrollin e përgjithshëm të anijes, ndezjen e motorit dhe ngritjen e spirancës. Valentina kujton se kur mori për herë të parë timonin e anijes, ajo theu shumë tabu si e para grua kapitene në qytetin e Vlorës.

“Nuk është e lehtë në fushën e burrave unë theva shumë tabu ku e nisa këtë gjë”, rrëfen ajo. Lundrimi në det, për kapitenen, është hapësira që i dhuron ndjesinë e të qenit e lirë. “Kjo më bën të jem vetvetja”, thotë ajo. Mesazhi i kapitenes 52-vjeçare, për të gjitha gratë dhe vajzat, në këtë 8 mars, është ky: “Gratë duhet të besojnë në fuqinë që kanë”, përfundoi ajo. Burimi: Vizion Plus

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close