Një person ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Sarandës paraditen e sotme. “Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë“, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Categories
Lajme