
Një plagosje me thikë ka ndodhur sonte në Vaun e Dejës. Burime bëjnë me dije në spitalin e Shkodrës ka shkuar i plagosur me thikë një 68-vjeçar nga fshati Laç, i Vaut të Dejës.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se është identifikuar autori dhe është arrestuar.
Policia deklaroi se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.