Lajme

Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Klinë

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. “Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”. Gashi tha se me kohë do të jepen detaje të tjera lidhur me rastin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: