Categories Lajme

Një leksion shqiptar për Gjermaninë

Nga Dr.Erion Dasho/ “Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. Por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji.”

Pasazhi i mësipërm ishte ai që më bëri përshtypje në deklaratën e djeshme të kryeministrit të vendit tim. Për krahasim, në Gjermani, vendi i cili jepet si modeli për t’u ndjekur në luftën kundër COVID-19, testimi në aeroport kryhej gjysmë-vullnetarisht dhe me pagesë prej disa muajsh dhe, që prej fillimit të muajit gusht, ofrohet me detyrim dhe falas për këdo që vjen nga vende të caktuara.

Nuk është hera e parë që qeveritarët shqiptarë hedhin dyshime mbi dobinë e testimit. Para disa muajsh, ishin zyrtarë të lartë të ministrisë dhe komitetit që vunë në dyshim besueshmërinë e testeve dhe nevojën për të rritur numrin e tyre.

Po kështu nuk është hera e parë që krahasohemi me vendet e tjera. Në muajin maj, ishin po antarë të komitetit dhe deputetë të njohur që krahasonin Shqipërinë me botën dhe arrinin në përfundimin se qeveria jonë kishte bërë një punë 50 herë më të mirë se Italia dhe 10 herë më të mirë se Gjermania.

Realiteti vetëm dy muaj më pas fatkeqësisht flet ndryshe. Edhe për shkak se jemi vendi i fundit për testime në Europë, jemi tashmë ndër vendet e para në Europë nga numri i rasteve të rinj me COVID dhe për nga numri i vdekjeve ditore për për 1 milion banorë.

Gjermania, ekspertët e të cilës “gabojnë” kur testojnë në kufi, ka patur 66 vdekje nga COVID në muajin gusht, kurse Shqipëria, 30 herë më e vogë dhe e drejtuar nga ekspertë dhe qeveritarë “vizionarë” që pritet të “iluminojnë botën” ka patur 71 vdekje në të njëjtën periudhë.

Për paralelizëm, Gjermania teston dhe lë në radha kilometrike qytetarët e vet kur kthehen nga pushimet, kurse Shqipëria në qershor nuk testonte as turistët e Lukashenkos (në atë kohë nga vendet më të prekur në Europë), por i priste me lule në aeroport.

MEGALOMANIA E QEVERITARËVE SHQIPTARË NUK PASKA KUFI!

NË VEND QË TË PËRMIRËSOJË RRËNJËSISHT SITUATËN KATASTROFIKE ME TESTIMIN DHE ÇDO ELEMENT TJETËR TË PËRGJIGJES NDAJ COVID, QEVERIA JONË ENDE VAZHDON TË BESOJË SE MUND T’I JAPË MEND BOTËS PËR TË LUFTUAR COVID!!!

DUAN APO NUK DUAN QEVERITARËT DHE “EKSPERTËT” TANË, PA TESTIM NUK KA KONTROLL MBI COVID-IN! DHE PA KONTROLL MBI COVID-IN, GREQIA, GJERMANIA DHE VENDE TË TJERA KU PUNOHET ME VEPRA DHE JO ME PROPAGANDË DO TË VAZHDOJNË TË NA MBYLLIN DYERT DHE TË NA IZOLOJNË! FATKEQËSISHT AI QË PENALIZOHET ËSHTË GJITHMONË QYTETARI…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME