Categories Lajme

Një mandat i fituar, nga premtimet e mbajtura

Nga Bejdo Malo Një burrë serioz, një familjar i mrekullueshëm, një biznesmen shumë i sukseshëm, një ushtarak shumë serioz, një deputet korrekt i qetë fjalë mbajtur një politikan i së majtës që politikisht është shumë i kulluar dhe shumë i përkushtuar për kauzën e PS.

Në çdo kafe, që pi, në çdo takim elektoral që bën, në çdo vizitë si deputet dhe politikan, ai kryefjalë ka fitoren e forcës politike me numur 12, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, dhe pastaj konfirmon ai gjykojeni me qetësi dhe hidheni me zemër votën për numurin 3 të Qarkut të Vlorës. Ai që nga 2017, asnjëherë si ka shkëputur marrëdhëniet me votuesit e tij. Madje ka dhe një zyrë të deputetit me juristë ku qytetarët shkojnë dhe zgjidhin halle. Janë mbi 50 të tilla çdo muaj që zgjidh ai. Por këtë fushatë elektorale ai e ka filluar ndryshe, pasi është një betejë e fortë që PS, dhe KM, dhe ekipi që ai ka zgjedhur për 25 prillin e 2021, të marrin mandatin e tretë. Betejë që numuri tre i listës së Qarkut të Vlorës po e bën më së miri, si një gjeneral që i fiton betejat pastër me ndeshmëri duke u folur hapur votuesve duke u dhënë alternativa dhe zgjidhje për të ardhmen e tyre të fmijëve të tyre.

E kam fjalën për deputetin Vullnet Ruzhdi Sinaj. Ky njeri universal ka lindur më datën 24 Gusht 1965 në Vlorë dhe fëmijërinë e ka kaluar në qyetetin e tij të lindjes duke u shkolluar deri në maturë me rezultate shumë të mira. Përfundoi shkëlqyshëm studimet ushtarake. Ai rrjedh nga një familje shumë të respektuara në Lumin e Vlorës por dhe në tërë Vlorën. Me një karjerë shumë të admirueshme profesionale prej vitit 1996 ka drejtuar biznesin e tij privat duke dëshmuar se është një menaxher dhe biznesmen perndimor. Është president i kompanisë “Big Market”. Kryetar i Shoqates Kulturore Patriotike “Armeni”, të cilat ai i kryen me dinjitet. Ai është një prurje nga biznesi, duke fituar çdo ditë pervoje politike.

Duke parë takimet e tij elektorale, në Brataj, Tërbaç, Sevaster, Selenicë dhe në çdo cep të Lumit të Vlorës, bindesh se Kryeministri Edi Rama dhe PS ka goditur në shenjë me këtë burrë fisnik. Vullneti flet pakë dhe i pëlqen të punojë në ekip. Në shumë raste ai bëhet pjesë e këngës labe duke qënë një marrës, nkë hedhës dhe një di të bëjë shkëlqyer isopolifoni. Se ndan për asnjë çast kryetarin e PS, së Selenicës dhe Kryetarin e Bashkisë Pëllumb Binaj. Por ai po kaq shumë respekton çdo votues çdo banor të çdo krahu në këtë zonë tejet e shquar për traditat e saj patriotike. Vullneti thotë se “Kafeja është gjithnjë kënaqësi të pihet sipas traditës me miq të mirë, të vjetër e të rinj, në çdo shtëpi dhe në çdo takim në Lumin e Vlorës.

Ai çdo takim elektoral në fund të ditës e hedh në profilin e tij me emrin dhe mbiemrin e çdo qytetari të nderuar që ka ndarë hallet e pëtditshme me të.Njerzit janë forca ime, konfirmon Vullneti, përpiqem të mësoj prej tyre, mirëpres kritikat, i ndihmoj kur mundem.
Ndihem i bekuar që rrethohem nga njerëz që i kam pasur e i jam bërë krah ndër vite.
Vullneti ndjehet i plozësuar nga një bashkëbisedim i hapur dhe miqësor me mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Socialiste në Selenicë.

Ky deputet e quan të natyrshëm entusiazmin për nisjen nga puna për ndërtimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë, rrugë që do t’i japë një ritëm tjetër zhvillimit ekonomik dhe social të zonës. Dhe vërtet kjo është një gjë e shumë pritur nga banorët.
Ai thotë se kryeministri Edi Rama është burrë i fjalës së mbajtur por dhe një premtim i mbajtur nga Partia Socialiste, sepse është shumë i vendosur për rilindjen e zonës së Lumit të Vlorës, peisazhin e mrekullueshëm, njerëzit punëtorë e bujarë dhe projektet në punë e sipër. Vullnet Ruzhdi Sinaj e konsideron Rilindjen e Vlorës, si pjesë të rilindjes së Shqipërisë sepse kanë në themel energjinë dhe pasionin e rinisë shqiptare.

Ai në çdo takim konfirmon se Vlora nuk ndalet dhe u bën thurrje votuesve voto numuri 12 PS, voto mandati nr 3 PS. Vullneti është shumë i bindur në fitoren e mandnatit të tretë dhe thotë se punët janë në rrugë të mbarë falë besimit të njerzve falë punës së të gjithe ekipit socialist të Vlorës. Në takimin e ngrohtë në Gërnec….me banorët Vullneti foli hapur dhe shprehu bindjen që më shoqëron gjithnjë, se unë dhe partia që përfaqësoj, punojmë për të mirën e të gjithë komunitetit. Nuk bëjmë dallime i majtë-i djathtë, por përpiqemi që duke qëndruar pranë halleve të njerëzve, t’i ndihmojmë ata me çdo kusht.

Ai gëzohet njësoj si çdo banor i Lumit të Vlorës dhe shprehet se “Jam i lumtur të ndaj sot me ju lajmin e mirë se, me firmosjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të kontratës me kompaninë fituese dhe me miratimin e sotëm të lejes infrastrukturore nga bashkia, nga nesër, nis puna në terren për rehabilitimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë. Ky është një investim i shumëpritur, që do t’i japë gjithë zonës së Selenicës, qytetit dhe fshatrave përreth, shkëlqimin që meritojnë. Një thesar natyror që me infrastrukturën e duhur do të zhvillojë bujqësinë dhe agroturizmin.
Panorama e mahnitshme do ta kthejë luginën në atraksion të veçantë turistik.

E famshme për bitumin natyror, Selenica konsiderohet “mëma” e të gjitha vendburimeve minerare në Shqipëri. Dikur, referuar minierës që nisi punë në fillim të shekullit 19, të moçmit thonin: O Selenicë, shtrove rrugët e botës dhe nuk shtrove rrugën tënde!
Ja pra, erdhi dita që kjo të bëhet realitet falë kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së Partisë Socialiste. Një falenderim nga zemra! PS është forca e vetme politike që mund të sigurojë ndryshimin pozitiv të jetës në këtë zonë dhe në gjithë Shqipërinë! Në takimin me banorët e Shkozës Vullneti mori mbështetjen e tyre për mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Edi Rama. Së bashku me kryetarin e bashkisë të Selenicës, Pëllumb Binaj u foli me zëmër në dorë për problemet që shqetësojnë komunitetin dhe mundësitë për zgjidhje të shpejta. Investimet konkrete do të vazhdojnë edhe në mandatin e tretë. Çështja e furnizimit me energji elektrike do të zgjidhet, projekti është bërë, fondet janë miratuar dhe e gjithë zona do të mbulohet me kabull ABC.

U angazhova për të punuar më fort gjatë legjislaturës së ardhshme. Që në momentin kur populli i Vlorës më dha besimin për ta përfaqësuar në parlament në vitin 2017, vendosa të hap zyrën time në ndihmë të komunitetit. Kjo zyrë nuk qëndron hapur vetëm në kohë fushate, por çdo ditë pret e përcjell njerëz të cilët ndajnë me ne probleme të ndryshme.

Kur vjen fjala për zyrën e deputetit ai thotë se: “Që nga viti 2017 në këtë zyrë punon me përkushtim stafi i juristëve, të cilët ndjekin hap pas hapi shqetësimet e banorëve të gjithë qarkut të Vlorës dhe i adresojnë ato për zgjidhje, në bashkëpunim me institucionet shtetërore. Ndihmë për aplikime të ndryshme në portalin E-Albania, plotësim dokumentacioni për aplikim për leje legalizimi, certifikatë pronësie, asistencë juridike për të aplikuar për subvencionet në bujqësi, ndihmë juridike për lidhje kontrate me OSHEE, etj. janë vetëm disa nga çështjet që mund të zgjidhen me ndihmën e juristëve të zyrës sonë në Vlorë. Kjo zyrë drejtohet nga juristi Ergys Ballaj, i cili së bashku me kolegët e tjerë punon me përkushtim për të zgjidhur problemet e komunitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME