Lajme

Një milion dollarë për Faucin, eksperti i lartë amerikan vlerësohet me çmim

Anthony Fauci, i cili njihet ndryshe si “Doktori i Amerikës”, njëkohësisht drejtues  i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA për 30 vjet,  është vlerësuar me një çmimin prestigjoz prej 1 milion $ për angazhimin e tij në shkencë. Ekspertit të lartë amerikan, i cili shpesh ishte në mosmarrëveshje me ish-Presidentin Trump rreth mënyrës së trajtimit të pandemisë, iu dha Çmimi “Dan David” për “mbrojtjen e shkencës”.

“Ndërsa pandemia Covid-19 u shpalos, [ai] përdori aftësitë e tij të komunikimit për t’u adresuar njerëzve të mbytur nga frika dhe ankthi dhe punoi pa pushim për të informuar njerëzit në Shtetet e Bashkuara dhe në botë për masat e shëndetit publik për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Ai vlerësohet gjerësisht për guximin e tij për t’i thënë të vërtetën pushtetit në një mjedis politik shumë të ngarkuar,” nënvizon komiteti i çmimeve në një deklaratë.

Dr. Fauci u vlerësua gjithashtu për punën me vaksinat Covid dhe për kontributin e tij kundër sëmundjeve më kërcënuese infektive, si HIV, Ebola, etj. 80 vjeçari ka këshilluar shtatë presidentë të SHBA dhe ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984. Çmimi “Dan David” u krijua në 2000 nga biznesmeni ndërkombëtar i ndjerë Dan David. Ai akordon çdo vit nga 1 mln dollar në tri kategori për kontributet që adresojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close