Categories Lajme

Një milion paund nga Britania në Durrës, ky është pronari i agjencisë që kishte në pronësi furgonin

Pasditen sotme në Portin e Durrësit u sekuestruan një sasi e konsiderueshme parash Paund britanik, të cilat ishin futur në pjesën e parapakolpit të një fugoni.

Nga hetimet paraprake rezulton se shoqëria e transportit së cilës i përket fugoni është e regjistruar në Angli në emër të 28 vjeçarit, Guxim Sefolli.

Fugoni ku u gjetën paratë dyshohet të jenë produkt i veprimtarisë kriminale të kryer jashtë territorit të Shqipërisë.

Raportohet se fugoni tip Mercedes Benz me targa angleze ku u gjet sasia e Paundëve bën shërbimin postar mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli.

Por i ndaluari nuk ka pranuar të ishte në dijeni për sasinë e gjetur të parave. Policia e Shtetit ka pasur me herët informacion se në një fugon mallrash, që po vinte nga Anglia ka pasur një shumë parash në monedhë Paund. Për këtë arsye në bashkëpunim me autoritetet doganore janë ushtruar kontrolle te imtësishme, ku rezultuan të fshehura disa pako me Paund britanik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME