Categories Lajme

Një minutë heshtje para operacionit të 6-vjeçarit që dhuroi organet duke shpëtuar vogëlushë të tjerë

Në orën 01.30 të mëngjesit në spitalin e Patrës në Greqi nisi operacioni për heqjen e organeve të 6-vjeçarit Thomas.

Vogëlushi humbi jetën në këtë spital pas një goditjeje në tru më tre janar. Pas ngjarjes së rëndë, prindërit e tij vendosën që organet e tij t’i dhurojnë për të shpëtuar jetët e disa fëmijëve të tjerë.

Operacioni për marrjen e organeve të 6-vjeçarit zgjati gati 12 orë me pjesëmarrjen e ekipeve speciale nga Greqia dhe Italia, pasi “dhuratat e jetës” së Thomas do t’u transplantohen pacientëve nga këto dy vende.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, zemra e gjashtëvjeçarit do t’i dhurohet një vajze moshatare me të në Torino e cila jetonte me ndihmën e aparaturave. Mushkëritë do t’i jepen një djali 11-vjeçar në Bergamo dhe një pjesë mëlçinë e tij do të vendoset tek një foshnjë vetëm 5-muajshe dhe pjesa tjetër do të shkojë te një pacient në Romë.

Dy korneat dhe veshkat e vogëlushit do t’u jepen pacientëve në Greqi. Nëna e Thomas-it falënderoi ekipin e mjekëve ndërsa u tha se tashmë zemra e djalit të saj mund të rrahë sërish dhe “të përmbushë ëndrrat e Thomas-it dhe të fëmijës që do ta marrë”.

/s.f

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME