fbpx
Lajme

Një nderim i madh ju dha nga Dhoma e Zejtarisë ku dorëzuan titullin Mjeshtër në fushën e Pasticerisë Olsi Shero dhe familjes së tij

Një nderim i madh ju dha nga Dhoma e Zejtarisë ku dorëzuan titullin Mjeshtër në fushën e Pasticerisë Olsi Shero dhe familjes së tij,një titull që vjen si pasojë e punës të palodhshme të  Z Afërdita dhe Fatmirit babait të tyre dhe gjithë stafit të përkushtuar e të palodhur në këto 25 vite. Në  pjesëmarrjen i nderuan z. Luan Bregasi, z. Dritan Leli, z. Gezim Peshkopia dhe z. Koli Sinjari. Ky nuk është i vetmi cmim për Olsin Ariolin, dhe Familjen e tyre. Olsi Shero konkuroi në Sherbeth festival, në Catania te Italisë ku merrnin pjesë 50 mjeshtra akulloreje nga e gjithë bota. Olsi konkuroi me shijen “ Profumo d’Albania “ (Arome Shqipërie) dhe fitoi cmimin për vlerësimin e produkteve vendase . Ai kishte bashkuar akulloren me bajamen me likon e manderinës dhe e kish aromatizuar me caj mali. Një shije mjaft e vlerësuar nga juria në Catania , Sicili. Edhe shija me bakllava që u prezantua vizitorëve të Festivalit u tërhoq mjaft dhe u duk shumë e vecantë dhe e përshtatshme për tregun Italian.

Po mos të harrojmë se këta djem dhe prindërit e tyre prej vitesh në Vlorë e kanë shtuar aktivitetin e tyre në disa pika pasticerie qe  prej vitit1994 , pasi janë më të kërkuarit në bërjen e akullores, dhe ëmbëlsirave të ndryshme . Le ty urojmë suksese në punën e tyre të palodhur dhe sa më shumë vlerësime si Brenda vendit dhe jashtë vendit.

 

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button