fbpx
Lajme

‘Braktis’ Ramën për tu bërë pjesë e partisë së Albin Kurtit, Ditmir Bushati sqaron të vërtetën

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas spekulimeve se do të bëhej pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti. Me anë të një shkrimi në rrjete sociale, tha se gjithçka është mashtrim. ““Lajmi” i botuar në një portal në Kosovë është thjesht mashtrimi i radhës. Kushdo që qëndron pas këtij mashtrimi, i uroj suksese në jetë! Fake news”, shkroi ish-ministri shqiptar. Mediat e Kosovës raportuan më parë se kalimi i Bushatit tek LVV-ja ishte shtyrë për shkak se ish-kryediplomati nuk e kishte nënshtetësinë e Kosovës, por sipas tyre me Vjosa Osmanin si president, kjo çështje mund të ‘rregullohet’ për punë ditës.

“Z. Bushati tashmë e ka bërë kërkesën në Presidencë për nënshtetësi të Kosovës. U.d e Presidentës është duke u marrë personalisht me këtë ceshtje dhe u ka kërkuar institucioneve të sigurisë që t’i kryejnë procedurat e verifikimit të tij me procedura të përshpejtuara, që ajo të mund t’ia nënshkruaj atij dekretin. Për shtetësinë e Bushatit ditë më parë janë interesuar edhe zyrtarë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Presidencë, të cilët kanë diskutuar me kabinetin e u.d. Presidentes,” tha një burim i Gazetës Metro brenda Presidencës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button