Lajme

“Një nga vajzat që e morën bandat në ’97 sot është gazetare shumë e njohur”, pastori tregon historinë

Pastori Paulin Vilajeti ka komentuar traf ikun e qënieve njerëzore në Shqipëri, “aktivitet” që pati “boom” pas viteve 1997. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, pastori ka treguar se ai ndihmonte vajzat që të mos merreshin nga bandat drejt vendeve të tjera.

Vilajeti tregoi një prej historive të trishta të asaj kohe, ku shpëtoi njërën prej vajzave që sot është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe.

“Kur pashë intervistën e vajzës mu rikthye viti ’97, është koha më e errët e vendit. Grupet i merrnin vajzat fshehurazi në makinë e i dërgonin jashtë të dilnin në rrugë.

Më kanë qëlluar dy raste, tentova t’i shpëtoja por nuk ia dola, shkova vonë, ato i kishin marrë. Historinë e njërës e di dhe lavdi zotit është mirë, kurse fatin e tjetrës nuk e di. Një prej vajzave është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe,”- tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: