fbpx
Lajme

Një punonjëse me covid, drejtoresha mer vendimin, mbyll laboratorin në qendrën shëndetësore nr.8

Mbyllet laboratori në Qendrën Shëndetësore nr.8 në Tiranë. Kjo për shkak se disa ditë më parë ka rezultuar pozitive një laborante dhe disa anëtarë të stafit kanë shfaqur simptoma të Covid 19, dhe janë karantinuar në banesë. Ka qenë drejtoresha e kësaj qendre shëndetësore ajo që ka vendosur për mbylljen e të gjithë laboratorit, duke lënë pa shërbim dhjetra qytetarë që kanë nevojë të kryejnë analiza.

Burime bëjnë me dije për Fax news se situata nuk ka qenë aq alarmante sa për të marrë një vendim të tillë, por pretendohet së ka qenë vendim i njëanshëm i drejtorisë. Për çdo rast institucionet kanë një protokoll, kur duhet të bëhet mbyllja, dhe sa i përhapur duhet të jetë Covidi në radhët e punonjësve, që të shkohet drejt një vendimi të tillë ekstrem.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button