Categories Lajme

Një shkronjë i mohoi pensionin/ E moshuara e rritur jetime gjen drejtësi! Merr ‘kokërr më kokërr’ paratë e 9 viteve

Fatmire Pllaha, një zonjë e dalë në pension prej 9 vitesh nuk i merrte paratë që i takonin për shkak të një gabimi të bërë në plotësimin e dokumenteve të saj, ku ishte vënë gabimisht një shkronjë. Kjo i kishte kushtuar asaj pensionin e 9 viteve. Por falë rregullimit të këtij gabimi ajo ka arritur të marrë paratë e gjithë këtyre viteve.

Djali i saj i ka shkruar një mesazh kryeministrit Edi Rama ku e falenderon për faktin se tashmë nëna e tij ka marrë paratë që i takonin, pasi duke qenë e rritur jetime e kishte vuajtur prej kohësh këtë problem.

“Pershendetje zoti Kryeminister. Nuk mund te rrija pa ju shprehur nje falenderim qe ka te beje me ndryshimet rrenjesore qe keni ndermarre. Nena ime eshte rritur jetime, pa nene, dhe kjo brenge e ndjek pas gjithmone. Ne kohen kur plotesoi moshen, aplikoi per pension por rezultoi se I kishin humbur gjysma e viteve te punes. Hapem proces gjyqesor dhe perseri nuk mori ate qe I takonte. Fale zotit prindrit e mij nuk jane nevojtare ekonomikisht dhe nuk rrojne me pensionin qe marrin por nena ime e vuante kete dhe gjithmone shprehej se ishte e pafat prandaj dhe zoti e kish lene la jetime, thjesht dua ate qe e meritoj – dhe kjo me vriste shume. Ne kohen kur prindrit e mij hapen gjyqin para 9 vitesh, babai im nuk pagoi sac duhej dhe ceshtja u mbyll. Para pak kohesh kunati im shkruajti ne portalin e qeverise dhe per nje kohe rekord drejtesia u vendos, u gjend qe ne dokumenta ish gabim nje shkronje dhe nena ime mori parate e 9 viteve. Nuk po e shkruaj kete falenderim per parate se fale zotit nuk kane nevoje, banojne ne USA dhe Shqiperi por per lehtesimin shpirteror qe ndjeu, mori djersen e saj. Nena ime quhet Fatmire Pllaha. Edhe nje here faleminderit dhe pushime te kendshme familjarisht”, përfundon mesazhi.

Mesazhi i postuar nga kryeministri Edi Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME