Categories Lajme

Një shqiptar dyshohet se është infektuar nga koronavirusi, jeton në SHBA

Një nga personat e prekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë një shtetas shqiptar. Lajmi nuk konfirmohet nga autoritetet amerikane, edhe për faktin e thjeshtë se ky person është i pajisur me dokumente britanike.

Por Klan ka mësuar në mënyrë të pavarur, se pikërisht personi që është diagnostifikuar me virusin e fundit kinez në aeroportin e Los Angelos, menjëherë sapo avioni me të cilin udhëtonte që po vinte nga qyteti Wuhan, është shtetas shqiptar, me dokumente britanike, por me kombësi kosovare.

Por me shumë mundësi bëhet fjalë për një shtetas shqiptar nga një qytet në veri të Shqipërisë. Personi në fjalë po udhëtonte nga qyteti kinez i Wuhanit, aty ku edhe shpërtheu virusi vdekjeprurës, drejt Los Angeles për një vizitë familjare tek e motra.

Burri rreth të dyzetave, prej disa kohësh punonte në një kompani britanike në qytetin e Wuhanit në Kinë. Sipas mediave amerikane, ai shënon edhe rastin e tretë të prezencës së virusit ne Shtetet e Bashkuara.

Burri ishte ndjerë keq gjatë udhëtimit në avion dhe sapo ka zbritur në Los Angelos është identifikuar nga mjekët e instaluar në aeroport me virus, pasi ra menjëherë në koma, kur iu nënshtrua kontrollit mjekësor.

Pasi u shtrua në spital, autoritetet mjekësore në Los Angelos, shprehen se personi në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk rrezikon jetën./TV Klan/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME