Lajme

Një shqiptar në krye të bandës italo-shqiptare, si u sekuestruan 1.3 ton kokainë në Savona brenda dy javësh

Autoritetet italiane kanë sekuestruar mbi 1 ton kokainë në portin e Savonës këtë të mërkurë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në pjesën e zhytur të anijeve tregtare dhe u gjet nga Seksioni i Operacioneve Detare të Savonës.

Kokaina ishte e ndarë në 741 pako, të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani, të fshehura me zgjuarsi në pjesët e motorëve të varkës, me një peshë totale rreth një ton.

Droga dyshohet se i përket një bande italo-shqiptare, pasi operacioni që është kryer nga autoritetet policore të Barit është vazhdim i atij të 2 janarit kur u arrestuan 4 shqiptarët, të cilëve iu gjet 353 kilogramë kokainë, e fshehur në dhomat e hotelit.

Gjithashtu edhe në atë rast droga kishte mbërritur në portin e Savonës. Pas arrestimit të katër shqiptarëve më 2 janar, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në port të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor.

Kjo është arsyeja pse u aktivizua monitorimi i ngarkesës, me mjete ajrore dhe detare, pasi ajo kishte kaluar Gjibraltarin.

Nga operacioni në total janë arrestuar 14 persona, 5 prej te cilëve shqiptarë.

Droga trafikohej nga një grupim kriminal i cili dyshohej se operon në Italinë qendrore-jugore në bashkëpunim me një grup kriminal shqiptar.

Një shqiptar është drejtues i të dyja organizatave kriminale dhe është arrestuar nga autoritetet italiane.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close