Lajme

Një super i kërkuar u plagos në Vlorë, policia e fshehu nga media

Një përleshje me armë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Vlorë, me policinë që njoftoi se 41-vjeçari Mikel Mehmeti mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Gjergj Araniti” dhe autorët ende të pa identifikuar qëlluan drejt një makine ‘Audi A3’, me targa AA 653 VC, në një atentat të tipi mafioz, i ngjashëm me disa vrasje të rënda të ndodhura së fundmi në Vlorë dhe qytete të tjera, e që dyshohet se vijnë si pasojë e larjes së hesapeve të drogës mes bandave.

E teksa 41-vjeçari mbetet ende në spitalin e Traumës, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza mbi policinë e shtetit, duke thënë se në atentatin e së hënës është plagosur një person i dytë, i identifikuar si Tesiljan Basho.

Tesiljan Basho

Sipas Berishës, ky është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por denoncuesi të cilit i referohet ish-shefi i qeverisë thotë se plagosja e tij është mbajtur e fshehtë me urdhër të policisë.

DENONCIMI I BERISHËS:

Bashkepunim i narkopolicise me vrasesin!

Lexon mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar Doktor Berisha. Jam nje oficer krimesh ne komisariatin e Vlores dhe dua tiu informoj ju dhe gjithashtu te bej publike fakte nga ngjarja qe ndodhi para dy ditesh ne Vlore pikerisht me date 14 janar ne oret e pasdites ku u plagosen me arme dy persona dhe vetem njeri nga kta te dy pikerisht Mikel Mehmetaj u be publik kurse personi i dyte i identifikuar nga policia e shtetit me ane te kqyrjes se kamerave te siguris se nje ambienti ne afersi te vendit ku ndodhi ngjarja rezulton se ky person ishte i shume kerkuari nga shteti Italian, nga Interpoli dhe gjithashtu nga organet tona ligjzbatuese Tesiljan (Tesi) Basho i cili eshte nje person me rezikshmeri shume te larte. Me urdher nuk u lejua te behej publike.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close