Republikani Donald Payne është përballur me një situatë të sikletshme gjatë takimit në Zoom me kolegët e tij.
Mediat amerikane shkruajnë se Payne nuk e dinte se kamera ishte ndezur, pa kuptuar aspak ai u ngrit nga kompjuteri i tij, i veshur me një bluzë dhe ato që dukeshin pantallona të shkurtra.
Payne qëndroi para kamerës me një mes të trupit të ekspozuar përpara se të largohej nga ekrani, pas së cilës kanë ardhur reagimet e të tjerëve. Videoja duket se është marrë gjatë seancës dëgjimore të Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Por kjo tashmë shihet si diçka komike dhe normale, pasi gjatë Covid-19, kanë qenë të shumta këto raste