Lajme

Një vështrim në fermën e rritjes së zogjve, të familjes Kojdheli, në Llakatund

Një vështrim në fermën e rritjes së zogjve, të familjes Kojdheli, në Llakatund. Kisha dëgjuar por nga afër se kisha parë. Në fillim e nisi në një ambient të rikostruktuar në një nga të shumtët hangarë të ish fermës së Llakatundit lënë batall, aty e katër vite të shkuara. Tani ka gati dy vite që punën e ka përqëndruar në mjediset e reja të ndërtuara nga themelet, aty ku ka edhe fermën e prodhimeve bujqësore. Në dy kapanonet e ngritura në rreth 1.200 m2, falë zbatimit të një prej teknologjive më bashkëkohore mbarështrohen njëherësh rreth 40 mijë zogj e pula.

Ferma e rritjes së zogjve për mish, e familjes Kojdheli, një pulari si të ishte farmaci. Po edhe një shëmbull se si mund të ivestohet e të zhvillohet bisnesi e ekonomia e tregut në zonat rurale. Gati e pa besueshme teknologjia e përdorur, çdo gjë e programuar për të punuar në mënyrë automatike, çdo proces i kompjuterizuar duke garantuar një punë “sahat”. Me treg të garantuar si pjesë e një rrjeti më të madh e më të zhvilluar në vend, Ferma e zogjve e familjes Kojdheli një kontribut më shumë në vet zhvillimet e bujqësisë shqiptare. Nga Sejmen Gjokoli

   

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close