Categories Covid-19, Lajme

Një vit nga regjistrimi i rasteve të para, Kosova numëron 76,688 të infektuar e 1,696 viktima

Si sot një vit më parë, Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus. Në një vit, vendi ka regjistruar një total prej 76.688 qytetarësh të infektuar. Prej tyre, 1,696 nuk mundën që t’i mbijetojnë sëmundjes.

Nga ana tjetër, numri i personave që janë shëruar nga Covid-19 është 64,362, ndërsa raste aktive janë 10.630. Së fundmi, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve me koronavirus. Megjithatë, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti më 11 mars deklaroi se në fuqi do të vijojnë të mbeten në fuqi të njëjtat masa.

Kosova, është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka siguruar ende asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Qeveria në detyrë ka deklaruar se në fund të marsit pritet të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga programi COVAX.

Nga COVAX, që është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosova pritet të sigurojë në total 100.800 doza nga vaksina e prodhuar nga kompania britanike AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME