Categories Lajme

Një vit pa Klodian Rashën, nesër mbahen homazhe në nder të të riut që u vra nga efektivi i policisë

Ditën e nesërme më datën 8 Dhjetor, bëhet një vit nga vrasja e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Grupe të shoqërisë civile kanë njoftuar se pasditen e së mërkurës do të bëjnë homazhe për të riun i cili humbi jetën në moshë fare të re, përballë institucionit të Ministrisë së Brendshme.

“Për Klodian Rashën. Homazhe Përkujtimore. E mërkurë, ora 18:00. Përballë Ministrisë së Brendshme. Më 8 dhjetor, do ndezim qirinj këtu. Klodian Rasha u vra në moshën 25 vjeç”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se Klodian Rasha u vra mëngjesin e 8 Dhjetorit 2020 nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, me pretendimin se shkeli orën policore të vendosur nga Komiteti Teknik. Pas vrasjes së tij, qytetarë të shumtë u ngritën në protestë, ku pati edhe përplasje mes tyre e forcave e policore, të cilat përdorën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME