Categories Lajme

Njëri në furrë buke e tjetri në market, policia kap mat dy hajdutët në Durrës (Emrat)

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë sot në Durrës pasi vodhi me dhunë xhiron ditore të një biznesi (furrë buke).

Policia bën me dije se i riu Gerald Ramaj u arrestua menjëherë pas identifikimit përmes kamerave të sigurisë. Pas këtij rasti, janë zbardhur dhe 4 vjedhje të tjera në markete të ndryshme të qarkut të Durrësit, ku është arrestuar dhe 30 vjeçari Kristo Myftari.

“Vodhi me dhunë, xhiron ditore të një biznesi, falë veprimeve të shpejta policore, brenda pak orësh, identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Zbardhen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve në markete të ndryshme, në qarkun e Durrësit, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes (furrë buke), në lagjen nr. 2, Durrës, organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të strukturave të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë identifikimi, ndalimi dhe arrestimi i shtetasit G. R., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi nga provat e siguruara falë reagimit të menjëhershëm, rezultoi se ky shtetas ka vjedhur me dhunë, xhiron ditore (10 000 lekë të rinj) në një biznes (furrë buke), në lagjen nr. 2.

Si rezultat i punës hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, u zbardhën 4 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një market, shishe me pije alkoolike.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se 30-vjeçari është autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera, të të njëjtit artikull, në markete të ndryshme, në qytetin e Durrësit, të ndodhura më 5, 7 dhe 12 janar 2023.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimit e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME