Categories Lajme

“Njëri thotë është partia ime, tjetri thotë është e imja”, Shehaj: Do të marr pjesë vetëm tek njëri Kuvend sepse…

Deputeti demokrat, Agron Shehaj ka deklaruar sërish se do të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor pasi siç e tha edhe ai vetë, do të merrnin pjesë shumica e anëtarëve dhe delegatëve të cilët kishin firmosur.

Shehaj tha se situata nuk ishte tepër e qartë mbi atë që mund të ndodhte pasi edhe nëse Kuvendi i datës 11 dhjetor vendoste që ai i datës 18 dhjetor të mos organizohej, sërish kreu aktual Lulzim Basha nuk do e pranonte një gjë të tillë dhe do vazhdonte të këmbëngulte në idetë e tij.

Keni deklaruar se do jeni në Kuvendin e datës 11, po në atë të datës 18 dhjetor a do jeni?

Agron Shehaj: Jo nuk do shkoj sepse mendoj se është e pakuptimtë të shkoj tek të dy kuvendet sepse nuk e dimë çfarë vendimesh do merren në datë 11 dhjetor dhe duhet të pritet për të parë më pas. Gjithmonë po flas për ata që mendojnë se Kuvendi i datës 1 dhjetor është legjitim, kush beson në legjitimitetin e këtij kuvendi nuk mund të shkojë tek tjetri.

Po kuvendi i datës 11 a mund të vendosë që mos të zhvillohet ai i datës 18 dhjetor i lajmëruar nga Basha?

Shehaj: Mund të vendosë por nuk më duket e kuptimtë.

Basha ka thënë se nuk ka dy kuvende por vetëm një ai I datës 18.

Shehaj: Është koherent me deklaratat e tij të mëparshme, nuk njeh firmat nuk njeh delegatët dhe kështu. Kryetari i PD nuk njeh kuvendin e datës 11 dhe nuk njeh atë vendim që do marrin delegatët kështu që do këmbëngulë në idenë e tij. Tani unë mendoj njëri thotë partia ime tjetri thotë partia ime.

Unë mendoj se ka vetëm një parti, ajo e anëtarëve. Unë do marr pjesë në Kuvendin e datës 11 se mendoj se është ai i anëtarëve dhe delegatëve. Mendoj që ka një parti dhe një kuvend ai i shumicës së anëtarëve. Dyshimet që kisha i vërtetova dhe u binda që firmat ekzistojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME