Categories Lajme

Njihuni me kafshën me portretin më të veçantë

Megjithëse shumica e lakuriqëve të natës kanë një fytyrë si miu apo qeni, ky lloj i veçantë i lakuriqeve ka një pamje shumë të pazakontë.

“Koka e mashkullit në formë dreri, buzët e dredhura, palosjet e hundës dhe laringu i zgjeruar e ndihmojnë atë të bëjë thirrje të përsëritura për femrën,” tha Dr. Sarah H. Olson, bashkëpunëtore në Shoqërinë e Ruajtjes së Kafshëve të Egra (WCS) për The Dodo.

Këto lakuriqë kanë pamje kaq unike saqë disa njerëz e kanë të vështirë të besojnë se ato në të vërtetë ekzistojnë. Por ky lakuriq, më i madhi në Afrikë, është larg një krijese të trilluar. Grupet e mëdha të lakuriqëve të natës, mund të gjenden në pyjet tropikale të Afrikës qendrore. “Lakuriqët meshkuj japin një tingull të veçantë thirrjeje natën për të tërhequr femrat, gjë që i bën ato të identifikohen pothuajse kudo,” tha Olson.

Ashtu si të gjithë lakuriqët e natës, edhe ky lloj i veçantë lakuriqi luan një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e farave nëpër pyjet tropikale. Olson dhe shokët e saj të skuadrës po studiojnë lakuriqët e natës dhe lëvizjet e tyre  me shpresën për të ndihmuar këto kafshë të mahnitshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME