Lajme

Njihuni me “Kushtetutën e studentëve” të përbërë nga 7 rregulla

Protesta e studentëve ka qenë e mbushur që nga dita e parë plot me kreativitet dhe risi. Duke nisur që prej mesazheve të tyre shpotitëse nëpërmjet pankartave, e deri te një “Kushtetutë” të shpërndarë mes tyre ditën e sotme.

Këto janë 7 rregullat që studentët kanë vendosur njëzëri dhe për të cilat janë zotuar se do t’i qëndrojnë besnik deri në fund.

1- Ne jemi të barabartë

2- Studenti për shqiptarët, shqiptarët për studentin

3- Nuk kemi përfaqësi, nuk kemi kryesi

4- Jo negociata, jo dialog, jo bisedime!

5- Kemi vetëm 8 kërkesa të cilat janë të panegociueshme

6- Protesta dhe bojkot të mësimit deri sa të plotësohen kërkesat

7- Në protestë janë të lirë të bashkohen të gjithë gjimnazistët, mësuesit, pedagogët, prindërit dhe kushdo që është në mbështetje të çështjes sonë.

*Kushdo që nuk zbaton Kushtetutën e studentit nuk është student protestues.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close