Categories Lajme

Njoftim i rëndësishëm nga Drejtoria e shkollës “Naim Frasheri” Vlorë

Vlorë. Duke qënë se jemi në periudhën e regjistrimit të nxënësve për klasën e X, dëshirojmë t’ju informojmë se shkolla jonë mirëpret cilindo që ka talent apo dëshire për të qënë artist, qoftë në fushën e muzikës (të mësoje të luajë një instrument muzikor ose të studiojë kanto), por edhe në fushën e pikturës, skenografisë, grafikës, tekstilit, artit modern dhe te fotografisë. Nxënësit në shkollën tonë studiojne për 3 vjet në një mjedis artistik në degët që përmendëm më sipër. Në përfundim të 3 viteve nxënësit mund të zgjedhin të vijojnë studimet e larta në Universitetin e Arteve në Tiranë apo jashtë shtetit.

Nëse nuk dëshirojnë të vijojnë në fushën e artit ata kanë të drejtë të studiojnë në çdo degë tjetër që ata dëshirojnë, pa asnje kufizim, njësoj sikur të kenë përfunduar një gjimnaz të përgjithshëm.

Është e rëndesishme t’ju bëjmë me dije se mësuesit e shkollës sonë janë nder profesionistët më të spikatur të qytetit tonë. Pjesa më e madhe janë artistë me pervojë shumevjeçare në muzikë, të cilët kanë performuar në skena nga më të njohurat e vendit; janë piktorë që kanë çelur disa ekspozita dhe kanë qënë pjesëmarrës në shumicën e aktiviteteve artistike të qytetit e më gjerë. Ata punojnë me përkushtim e me seriozitet për të përcjellë gjenerata të tjera me artistë të rinj e virtuoz.

Duke shpresuar se ç’ka ofron shkolla jonë t’i përqaset kërkesave apo nevojave tuaja, ju ftojmë të na vizitoni çdo ditë nga e hëna në të premte në fashën orare 08:00 – 12:30. Rajonalizimi për regjistrim nuk kushtëzon nxënesit e shkollës artistike. Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen, Drejtoria e shkollës “Naim Frasheri”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME