Lajme

Njoftim Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, njofton se

Njoftim Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, njofton se për shkak të një remonti të OST (Operatorit të Sistemit të Transmetimit), në linjën e furnizimit me energji, nesër, ditën e Mërkurë, më 16 Tetor, do të ketë ndërprerje të energjisë edhe për dy Stacionet e Ujësjellësit, Stacionin kryesor Nr.4 te “Memushi” dhe Stacioni Nr.2 te “Tuneli”. Sipasojë, pjesa më e madhe e qytetit të Vlorës nuk do të furnizohet me ujë, në orarin e pasdites së nesërme. Ftojmë qytetarët të marrin masa. Zonat që do të furnizohen do të jenë vetëm ‘Vlora e Vjetër’, Zona e Spitalit dhe zonat 24 orëshe. Faleminderit për mirëkuptimin!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button