Categories Lajme

Njoftohet protesta e parë në sheshin “Skënderbej”, zbulohet data dhe ora

Për herë të parë në Tiranë do të zhvillohet një protestë në kohë pandemie ndërsa ajo do të mbahet këtë të enjte në orën 12:00 në sheshin Skënderbej. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është organizatore e kësaj protesten ndërsa përmes një reagimi, ka thirrur të gjithë qytetarët ‘kundër dikaturës’, ‘falimentimit ekonomik’ dhe ‘burgut shtëpiak’, gjatë pandemisë.

Sikurse kemi parë edyhe në vendet e tjera kryesisht perëndimore gjatë pandemisë, edhe orgabnizatorët e kësaj proteste kanë kërkuar nga pjesëmarrësit që të ruajnë distancën dhe të përdorin maska gjatë tubimit. “Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak”, shkruehet ndër të tjera në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Reagimi i plotë: Të nderuar miq, e ndërmarrim këtē nismë për të thirrur një protestë, kundër diktaturës, falimentimit ekonomik dhe burgut shtëpiak, me të cilin janë dënuar 2.8 milion shqiptarë.

Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak. Mbi 110 mijë njerëz kanë humbur punën në këta dy muaj, pa llogaritur këtu gjysmën e popullsisë së vendit që jeton në fshat. Shqipëria, e varfër dhe e zhytur në borxhe edhe para epidemisë, tani rrezikon falimentimin ekonomik. FMN dhe BB kanë parashikuar qysh tani një rënie prej 5-7% të prodhimit kombëtar.

Ndërkohë Shqipëria ēshtë tërhequr nga 5 nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. OKB dhe KE kanë paralajmëruar rrezikun e shfrytëzimit të epidemisë si pretekst për fuqizimin e regjimeve autoritare, si Shqipëria. Ju ftojmë të protestojmë të enjten, më 7 maj, ora 12.00 në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, Sigurisht duke ruajtur distancimin social. Sa më shumë të jemi, aq më të fortë jemi përballë policisë partiake të kryeministrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME