Lajme

Nju Jork! 23-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident të tmerrshëm

Një 23-vjeçare nga Kosova raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork. Këtë e ka bërë të ditur gazetari Beqir Sina, i cili tha se nga burime të shtypit lokal mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.

Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste mjetin në gjendje të dehur, sipas burimeve policore.

Viktima A. S., vdiq në vendngjarje nga plagët e marra. Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close