Categories Lajme

Noka: Vorën e fitojmë ne, Lul Brava në krizë për gjetjen e kandidatëve

Flamur Noka shprehet i sigurit se bashkinë e Vorës do ta fitojë kandidati i tyre që do të dalë nga primaret. Luan Beta dhe Lulzim Vrana janë dy emrat e grupimit Berisha në këtë primare.

“Çdo demokrat në 6 bashkitë ku do të ketë proces zgjedhor ndjen peshën e tij dhe fuqinë e tij në vendimmarrje. Kjo është falë Partisë Demokratike. Falë Kuvendit të saj të datës 11 Dhjetor që vendosi të sanksionojë në statut primaret që i jep vlerë votës. Anëtarësia sot vendos kush do e përfaqësojë në garën elektorale ndryshe nga modeli i zarfeve dhe emërimeve. Sot demokratët e Vorës do të vendosin për përfaqësimin e tyre me votën e tyre. Të jeni të sigurt që pjesëmarrja do e kalojë referendumin.

Nuk mund të jetë shoqata ajo që përcakton listat dhe numrat. Shoqata mirë që nuk e ka çuar numrin e anëtarëve në 2 milion. Ata që janë anëtarë real të PD po vijnë. Pjesëmarrje në Shkodër janë radhë të gjata që presin për të votuar. Beteja është përballë regjimit. Ne do konsiderojmë edhe stërkëmbëshat që hedh shoqata. Beteja është për të vendosur demokracinë në këtë vend. Bashkinë e Vorës do e marrim pa më të voglin diskutim.

Rast të kundërt nuk ka. Kandidatët tanë janë dy figura të spikatura të Vorës. Janë dy intelektualë dhe personalitete të Partisë Demokratike. Kandidatët tanë janë të përzgjedhur në mënyrë demokratike. Janë kandidatët më të mirë dhe si do regjistrohen ata do ta dëgjoni ditën e hënë dhe të martë”, u shpreh Noka.

Ai sulmoi dhe Bashën duke u shprehur se ka mbaruar koha e kandidatëve të emëruar. “Ajo është shoqata e bravave. Për një gjë të jeni të sigurt, që kandidatët tanë janë të përzgjedhur në mënyrë demokratike, me demokraci direkte, janë kandidatët më të mirë dhe  do jenë fitues. Se si do regjistrohen ata do ta dëgjoni ditën e hënë ose të martë kur ne të konkludojmë, për këtë mos keni asnjë merak”, shtoi Noka.

Deputeti demokrat sulmoi edhe kundërshtarët brenda llojit duke theksuar se nuk po arrijnë të gjejnë as kandidatët duke shtuar se ditët në vazhdim do të ketë të reja në lidhje me marrëveshjet e mundshme me partitë aleate.  “Shoqata e bravave nuk po gjen dot kandidatët dhe nuk ka asnjë aleat. Ditët në vazhdim do e shihni si do bëhen marrëveshjet. Është skenari që e nxjerr forcën tonë fituese”, theksoi Noka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME