fbpx
Lajme

“Nona Tirona” mbush sot 100-vjeçe, bashkëshortja e legjendës Selman Stërmasi në superformë

E njohur ndryshe si “Nona Tirona”, Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës bardheblu, Selman Stërmasit feston sot 100-vjetorin e lindjes. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook të nipit të saj, fotoreporterit Armand Babani, i cili ushtron profesionin e tij për agjenci të huaja.

“Nezihat STERMASI (Petrela) plot 100 Vjec sot, Gjyshja ime, qe i uroj shendet e miresi, atë qe e ka me shumicë!”- shkruan ai. Nezihati, e bija e tregtarit të njohur, Rustem Petrela lindi më 22 shtator 1920, pikërisht disa javë pas krijimit të Sport Klub Tiranës dhe disa muaj pas shpalljes së Tiranës kryeqytet i përkohëshëm.

Ajo ishte vetëm 14 vjeçe kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje-daljet familjare të dy shtëpive, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë. Në vitin 1936 u shpall fejesa mes tyre, në një kohë kur ai ishte në kulmin e tij. Kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por edhe në atletikë. Pas një fejese të gjatë 3-vjeçare, ashtu siç e kërkonte tradita u martuan më 1939-ën.

Selman Stërmasi është një nga ikonat e futbollit shqiptar, kryesisht e klubit të Tiranës. Ai lindi më 9 maj 1908 në një familje tradicionale dhe patriotike shqiptare dhe i rrethuar me ndjenjat patriotike dhe dashurinë për sportin.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button