Lajme

NShP Vlorë i pranishëm dhe Dritan Leli, ka vijuar pastrimi në të dy anët e rrugës Transballkanike

Ditën e djeshme, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Vlorë i  pranishëm dhe kryebashkiaku Dritan Leli,  ka vijuar pastrimi, rregullimi i fidanëve dhe prerja e bimësisë së egër, në të dy anët e rrugës Transballkanike. Prej ditësh, me po të njëjtin ritëm, është punuar edhe përgjatë rrugës Babicë-Alikokë.

Ekipi i mirëmbajtjes së zonave rurale është përqendruar në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge, për pastrimin e mbeturinave dhe kanaleve kulluese.

Është ndërhyrë njësoj, si kudo në këtë stinë, edhe me pastrimin e bimësisë së thatë. Hapi i radhës është rehabilitimi i të gjitha dëmtimeve të asfaltit për shkak të kalimit të mjeteve të rënda në këtë rrugë.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: