Categories Lajme

Nuk arriti të marrë mandat në Vlorë,Flet kandidatja e PD Meçorapaj

Kandidatja e PD për qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj, ka dhënë një intervistë për Fax Neës, pas përfundimit të procesit të numërimit, si rezultat i të cilit, nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për të fituar mandatin e deputetit. Nada Meçorapaj renditej e 9-ta në qarkun e Vlorës, një renditje për të cilin ajo nuk ësht shprehur shumë e kënaqur.

Por megjithëatë, ajo shtoi se impenjimi i saj gjithmonë ka qenë i njëjtë dhe se nuk lidhej vetëm me sigurimin e mandatit të deputetit por me faktin që ajo të angazhohej për arritjen e rezultatit të mirë për Partinë Demokratike.

“Numri 9 për mua nuk ishte një privilegj shumë i madh, sepse duke pasur një renditje më parë në një zonë më të sigurtë në vendin e dytë. Por sigurisht roli im në partinë Demokratike nuk është se kufizohet vetëm nga sigurimi i një mandati deputeti.

Sigurisht fushata ime ka qenë aktive, dhe në këtë këndvështrim kam qenë gjatë gjithë kohës në terren. Personalisht kam bërë maksimumin, jam shumë e kënaqur që në zonën që unë përfaqësoja, kishte goxha ngarkesë dhe unë e përfaqësova shumë mirë pasi rezultati ishte i mirë.

Për këdo që merret me politike, renditja ka një lloj ndikimi, por unë jam këtu sepse si familje kemi qenë gjithmonë e djathtë. Kam qenë ajo që kam zgjedhur që si grua të bëj gjithonë hapa të sigurt”- u shpreh Meçorapaj.

Në lidhje me pritshmëritë e PD në qarkun e Vlorës dhe në rang kombëtar, ajo tha se priste që fitorja m e thellë priste të ishte në bastionet e djathta si qyteti i Shkodrës.

Ndërsa lidhur mevotat e marra në Vlorë, Meçorapaj u shpreh se kishin marrë 10 mijë vota më shumë se në vitin 2017 dhe se për 3 mijë vota nuk kishin arritur të siguronin një mandat tjetër.

“Në fakt personalisht, thyerjen më të madhe mendoja do t’a bënin qarqet të cilat kanë qenë gjithmonë bastione tësë djathtës si për shembull , Shkodra ku prisja një numër më të lartë deputetësh 8-9 deputetë.

Në lidhje me Vlorën kemi 10 mijë vota më shumë krahasuar me vitin 2017. Kjo është një punë shumë e madhe. Pritshmëritë ishin për shumë më tepër. por të pestin e kemi humbur për 3 mijë vota, dhe duke baraspeshuar edhe 5 mijë vota të pavlefshme që u shpallën mund të themi se kjo do të ishte vërtet shumë”- tha ajo.

Ajo falenderoi të gjtihë mbështetësit e PD dhe tha se kjo ishte një garë e pabarabartë, se nuk e kishin njohur mirë kundërshtarin. Gjithashtu theksoi se braktisja e mandateve ishte një gabim nga PD.

Gjithashtu shtoi se ndihet e shqetësuar nga fakti që fenomeni i shitblerjes së votës ka filluar të jetë shumë i përhapur në masën e gjerë të popullsisë sa herë që ka zgjedhje vendore apo qëndrore.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që e mbështetën PD. Mendoj se duhet të ishim njohur më mirë me kundërshtarin dhe të luftonim në të njëjtat mënyra si ata. PD e nisi këtë garë në kushte jo të barabarta sepse PS kishte të gjitha pushtetet.

Ndoshta kjo lidhet edhe me faktin që ne braktsiëm mandatet. Dua të jem realiste për të pranuar se braktisja e tyre ishte një vendim i gabuar.

Mendoj që kundërshtari ynë politik i ka përdorur të gjitha fomat e manipulimit, por ajo cfarë më tremb më shumë është fakti që sa herë ka zgjedhje, njerëzit e lidhin me blerjen e votave.

Kjo është e frikshme dhe bën që qytetarët të stepen dhe të mendojnë se është shumë e vështirë që të heqin Edi Ramën me votë nga populli”- shtoi Meçorapaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME