Categories Lajme

Nuk bie dakord me programin elektoral, ish-ministri i LSI-së “lan duart” me Kryemadhin

Ish-Ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani ka kritikuar programin elektoral të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij nuk nsjell asgjë të re nga situata aktuale. Në fakt deri më tani, vetëm LSI-ja ka bërë me dije planin elektoral për zgjedhjet e ardhshme, me kryetaren Monika Kryemadhi që shpalosi idetë e saj para aleatit Lulzim Basha. Sipas Manjanit, e reja duhet të sjellë përmbysje të të sotmes, jo vijimësi të saj me përqindje të reja, ndërkohë ai shton se kështu si po trajtohet problemi ngjan si pazar, jo si politikë.

“Më shumë sesa disa përqindje në dukje stimuluese taksash, ekonomia e shqipërisë ka nevojë për LIRI dhe KONKURRUESHMËRI. Ka nevojë për heqje barrierash, grremçash e karremash me të cilat pushteti kufizon lirinë ekonomike. Çdo gjë fillon nga mendimi. Ekonomi të lirë me xhandar te koka nuk ka. As ekonomi me taksa të ulëta, por me të njëjtin xhandar të koka nuk bëhet.

Ekonomia ka nevojë për reforma strukturore të thjeshta por të thella, të cilat fillojnë me hedhjen në kosh të të gjitha ligjeve politike të derisotme. Bisnesi ka nevojë për një periudhë relaksi pa tatime e parapagime. Xhandarët tatimorë duhen mbyllur në kazermë për 2 ose 3 vite. Në kazermë dyhet të mësojnë se si të sillen dhe pastaj të ushtrojnë detyrën me korrektësi. Taksa e vetme që duhet aplikuar për disa vite duhet të jetë TVSH. Edhe kjo taksë duhet reformuar me sa më pak procese korruptive riimbursimi. Natyrisht duhen paguar edhe kontributet e sigurimeve. Të tjerat duhen zeruar. Të paktën për disa vite.

Sa më shumë para në duart e njerëzve aq më shumë siguri fiton ekonomia e lirë. Çdo qindarkë në xhepat e Shqiptarëve duhet të prezumohet e ligjshme. Drejtësia sigurisht ka punën e vet, ashtu siç ka dhe barrën të provojë paligjshmërinë. Askush nuk mund të ketë barrë të provojë legjitimitetin e vet. Barrën e ka shteti, që paguhet për këtë punë. Tenderat e fondeve publike bëhen vetëm në këto kushte: Me garë. Fiton çmimi më i ulët.

Procedura të hapura dhe vendimet merren para kamerave. Sa më të thjeshta ligjet, aq më të pakta karremat e aq më i ulët korrupsioni. Rregullat e shkruara duhet të jenë njësoj të kuptueshme si për bisnesin ashtu dhe për xhandarin e tatimeve. Po të isha opozita, këtu do ndalesha jo tek përqindjet.

E reja duhet të sjellë përmbysje të të sotmes, jo vijimësi të saj me përqindje të reja. Kështu si pozohet problemi ngjan si pazar, jo si politikë. Aq më pak si klimë bisnesi. Nejse, kot sa për muhabet…” shkruan Manjani. Ylli Manjani ka qenë një nga personazhet kryesore të LSI-së kur partia drejtohej nga Presidenti i vendit, Ilir Meta. Ai ka qenë për shumë kohë deputet, si dhe Ministër Drejtësie gjatë kohës kur LSI qeveriste vendin së bashku me PS-në.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME