Lajme

Nuk do harroj kurrë nënat që bërtisnin dhe luteshin për fëmijët

Lulzim Sulejmani nga Presheva i cili së bashku me të fejuarën e tij Medina Lutfi arritën t’i mbijetonin trag jedisë në Bullgari, ka treguar detaje rrëqethëse nga momenti i aks identit.

Mes lotësh dhe fjalëve drithëruese i riu tha se nuk do të mund të harrojë kurrë nënat që bërtisnin duke u lutur të shpëtojnë fëmijët e tyre

“Tymi ishte aq i dendur sa që sapo u mbërrinte njerëzve u binte të fikët. E fr ikshme. Të gjithë këta njerëz i takuam në atë mini-ekskursion, u shoqëruam gjatë atyre katër ditëve në Stamboll. Dhe tani, për pjesën tjetër të jetës sime, nuk do të mund të harroj fotot e nënave që bërtisnin dhe luteshin që t’i shpëtonin fëmijët e tyre dhe kështu të gjithë u dogjën dhe zhduken në zjarr dhe tym”, rrëfen me lot 26-vjeçari i mbijetuar.

A tregoi për mediat vendase momentin kur autobusi u përplas në pjesën anësore të rrugës dhe si ariti të thyente xhamin për të shpëtuar.

” Të gjithë flinin, por mua s’më merrte gjumi. Shoferi ndaloi, mbushi rezervuarin dhe vazhdoi. Në një moment goma shpërtheu, autobusi u përplas befas në skaj dhe nga pjesa e përparme e autobusit filloi të dilte tym i zi dhe shpërtheu zjarri. Kam kapur shpejt çekiçin që është gjithmonë në autobus dhe theva xhamin e pasmë. Arritëm të dilnim disa”, thotë Lulzimi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: