Categories Lajme

‘Nuk donin të linin asnjë të arratisej”, mega-operacion me helikopter në Gjermani

Gazeta gjermane BILD shkruan se forcat speciale kanë konkretizuar një mega-operacion kundër mafias shqiptare. “Një operacion spektakolar i planifikuar deri në detaje.

Pas muajsh hetime, detektivët e anti-drogës nuk donin të linin asnjë të dyshuar të arratisej. Tetë persona u arrestuan për hashash në zonën e Ruhrit”, shkruan gazeta.

Operacioni i forcave speciale, ku u përfshi edhe reparti i specializuar SEK, u mbështet nga ajri me helikopter. Forcat speciale ndaluan një furgon të bardhë, ku arrestuan disa prej të dyshuarve. Gjatë natës u kontrolluan edhe dy makina të tjera dhe pesë apartamente. Një zëdhënës i policisë tha se janë gjetur sasi të mëdha kanabisi gati për përdorim si dhe prova të tjera.Personat e arrestuar do dalin përpara gjykatës. Mes tetë të arrestuarve është edhe një femër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME