Lajme

“Nuk dua ndihmë për bukë por për sytë”, 41-vjeçari rrezikon të humbasë totalisht shikimin, i duhen 600 euro për operacionin e parë

41 vjecari Avni Ferraj nga Vlora rrezikon të mbetet totalisht i verbër nëse nuk kryen sa më shpejt operacionin në sy.

Nga njëri sy nuk shikon, ndërsa nga tjetri vetëm 30 % të shikimit, ndërsa rrëfen për gazetaren e Fax News Afrovita Hysaj, se nuk i shquan dot njerëzit që ka përballë. Mjekët i kanë thënë se ka perde në sy dhe mish të huaj, ato që rrezikojnë ta lënë pa shikim fare.

Avniu ka probleme ekonomike, bukën e siguron duke shitur fara në rruga, ndërsa nga shëndetësia shqiptare po ia neglizhojnë operacionin. Avniu kërkon ndihmë për ta bërë ndërhyrjen në spital privat, ndërsa mes lotësh thotë se ka frikë se do të mbesë rrugëve për shkak të humbjes së shikimit.

Avniu kërkon ndihmë urgjente, apeli është drejtuar shqiptarëve. Operacioni i parë kushton vetëm 600 euro. Kushdo e ka mundësinë të ndihmojë 41 vjecarin mund ta kontaktojë në numrin e telefonit: +355685573873.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: