Lajme

Nuk e lejoi të fuste shokët në dhomë, pushuesi i thyen brinjët pronarit të hotelit në Himarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin turistik të Himarës, ku raportohet se një pushues ka dhunuar barbarisht pronarin e hotelit ku ishte akomoduar.

Shkak dyshohet se është bërë konflikti pasi pronari i hotelit nuk ka lejuar që në dhomën ku qëndronte emigranti shqiptar nga gjermania.

Pronari i ka thënë se pagesa në hotel ishte bërë për 2 persona, dhe jo për 4, por pushuesi ka nisur ta qëllojë pronarin 70-vjeçar të hotelit duke i shkaktuar thyerje të brinjëve dhe çarje në trup.

Ngjarja është rrëfyer nga disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes, por deri tani është e paqartë nëse është raportuar apo jo në polici.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close