Categories Lajme

“Nuk e përcakton ti me katër klasë shkollë”, Silva Gunbardhi shpërthen ndaj Mandi Nishtullës

Gjatë situatës së nxehur në “Shihemi në Gjyq”, nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, mes Mandi Nishtullës e Silva Gunbardhit, këngëtari nuk ngurron aspak të hapë letrat e të tregohet transparent. Ai deklaron se nuk ka firmosur asnjë kontratë që lejon të drejtat e shfrytëzimit të këngës ndaj një pale të tretë. Ndërsa rendit faktet e tij, Mandi deklaron edhe fitimet e tij aktuale nga karriera e tij, të cilat rezultojnë marramendëse.

Mandi Nishtulla: Unë kam ardhur me një forcë të madhe nga Amerika këtu.

Ardit Gjebrea: Ç’është ajo?

Mandi Nishtulla: Kjo është Silver. E ke këtë? (i drejtohet Silvës) Këtë nuk e njeh Youtube, mua më njeh Youtube.

Eni Çobani: Është certifikatë nga Youtube.

Mandi Nishtulla: Unë nuk dua që kjo çështje të shkojë deri në Hagë se do kisha shkuar bashkë me zonjën Eni dhe do të kishit parë se çdo të të ksihte bërë. Gjithsesi ne jemi shqiptarë, jemi njerëz që presim, kemi durim derisa të na dalë e vërteta. Duhet të dalë një e vërtetë e saktë që te kontrata ime e parë paskam dhënë unë Alfredit të drejtat e shfrytëzimit ë? E kush, unë, Mandi Nishtulla? Mandi Nishtulla nuk të jep një gjilpërë të shpohesh.

Ardit Gjebrea: A ekziston një kontratë e tillë?

Eni Çobani: Ekziston.

Mandi Nishtulla: Unë kam një kanal nga viti 2017 e deri tani.

Eni Çobani: Kanalin tënd, në emrin tënd?

Mandi Nishtulla: Po. Në 265 milionë klikime, Mandi Nishtulla ka marrë 300 mijë Dollarë. 265 milionë klikime total që ka kanali, kurse kënga “Të ka lali shpirt”, ka 600 e ca milionë klikime. Imagjino çfarë leku ka aty./tvklan.al

Debatit të nxehur të dy artistëve të njohur, Mandi Nishtullës e Silva Gunbardhit në seancën e ndërmjetësimit ”Shihemi në Gjyq” i shtohen edhe akuzat për shpifje e falsitet.

Gjatë kësaj rubrike të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Mandi akuzon Silvën se kontratat të cilat ai ka firmosur janë false pasi nuk merr asnjë qindarkë të fitimeve të këngës, në ndryshim nga këngëtarja.

Silva Gunbardhi: E mora si sfidë në vetvete që të gjithë ata njerëz që e kishin keqpërdorur emrin e Mandi Nishtullës do bëheshin pishman për atë që kishin bërë.

Mandi Nishtulla: Dhe erdhe e më more firmën pastaj që mos ta merrte njeri këngën.

Silva Gunbardhi: Mandi, të të bëj një pyetje? Kur ti ke firmosur te Alfred Sula, ka qenë Silva Gunbardhi?

Mandi Nishtulla: I paska dhënë Alfred Sulës të drejtat e shfrytëzimit. Këto janë shpifje.

Silva Gunbardhi: Mandi, kur ti ke firmosur te Alfredi, unë kam qenë mor vëlla? O Mandi, kam qenë unë kur ke firmosur me Alfred Sulën?

Mandi Nishtulla: I ke kontratat fallco moj Silva.

Silva Gunbardhi: O Mandi, atë e përcakton gjykata, nuk e përcakton ti me katër klasë shkollë. Edhe unë nuk e them ‘fallco’ o Mandi që kam mbaruar me 9.5 për Drejtësi dhe nuk e them. Të lutem, boll akuzove dhe dëgjo se ke nevojë të dish se nuk di o Mandi. Nuk po flas për kontrata, po flas për anën njerëzore. Ana njerëzore është mbi çdo kontratë, Mandi Nishtulla./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME