Lajme

“Nuk e prisja përjashtimin e Berishës”, Fevziu: Basha duhet ta hidhte në votë, nëse humbiste të largohej vetë!

Gazetari Blendi Fevziu, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV.

Ai ka komentuar pëejashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, duke e konsideruar vendimin e Bashës jo të duhurin, për mënyrën se si u mor. Fevziu tha se përjashtimi i Berishës duhet të ishte votuar dhe nëse grupi parlamentar do të votonte për qëndrimin e tij, atërherë Basha duhet të dorëhiqej”.

Nuk e prisja përjashtimin e Berishës. Pjesa më e madhe e atyre që merren me shtypin marrin informacione. Unë kisha informacione se nuk do të ndodhte si akt edhe pse isha në dijeni të presionit që bëhej për ta marrë këtë vendim.

Por, ishte vendim që e mori Basha dhe e mori pa e ditur askush. Të gjithë grupi parlamentar, kryesia, e kanë marrë vesh vendimin kur është bërë publik nga kryetari. Unë mendoj se Basha ndodhej në pozicion të vështirë.

Mendoj se ai kishte detyrimin, të thoshte, e kuptoj peshën e të ardhmes së PD, në përplasje me SHBA, dhe peshën e së shkuarës. Basha nëse donte të merrte vendim, të thërriste grupin parlamentar, kryesinë, Këshillin Kombëtar, të ftonte Berishën, të thoshte mendoj se e ardhmja e PD kërkon një sakrificë, prandaj mendoj të hedh këtë gjë në votë.

Të thoshte nëse grupi parlamentar do të votojë pro qëndrimit të Berishës, largohem unë. Kjo funksionon në të gjithë botën. David Cameron la pushtetin, kur britanikët votuan të dilnin nga BE. Nëse grupi do të mendonte se e shkuara është kaq e rëndësishme sa duhet të vijonte, Basha mund të largohej.

Basha mund ta kërkonte largimin e Berishës, por me procedurë normale. Regjistrimi i një deklarimi, që e bën një orë para mbledhjes së grupit, i jep Berishës mundësi të bëjë betejën që ka nisur.

Basha është produkt i Berishës. Ka raste kur produktet ngrihen mbi prodhuesin. Por, në këtë moment, kur ke zgjdhje për të bërë, mendoj se po mund të shkonte drejt largimit, por me procedurë normale. Nëse do të ishte njeri që kishte mirënjohjen më të fortë, sesa karrierën, mund të largohej. Klima e krijuar brenda PD-së është më e keqe sesa në rastin kur Basha do ta bënte ndryshe.

Nuk është problemi, që a do e heqë Berisha, Bashën apo Basha, Berishën. Kjo është një gjë afatgjatë. Problemi kryesor i PD-së është elektorati. Ka domenin politik më shumë në veri, është shumë i lidhur me emrin e Sali Berishës dhe të Azem Hajdarit. Shumë njerëz që erdhën në Tiranë, ua dedikojnë Hajdarit dhe Berishës këtë. PS nuk ka arritur kurrë të çajë ekektoratin e PD në veri.

Kjo që ndodhi, këta njerëz mund të afrohen me Ramën dhe të çahet elektorati. PD kishte një koalicion shumë të gjerë, kishte koalicion me LSI, kishte me vete një unitet Berisha-Basha, momentin e vështirë të Ramës dhe nuk i fitoi dot zgjedhjet.

Nëse vijmë me një LSI që do të shohë lojën e tij politike, koalicioni brenda PD ka një thyerje me PD, e treta, thyerja mes Berishës dhe Bashës, mund të krijojë një gap, që në zgjedhje mund ti japë kosto.

Një vend pa opozitë të fortë, në mandatin e tretë të qeverisjes së Ramës, është një dramë e madhe“, tha Fevziu. /TPZ.al/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: