Lajme

‘Nuk është i aftë në…’, mbesa e Donald Trump zbulon problemet e tij me Melanian: Na turpëroi, do ndryshoj mbiemrin

Mary Trump, mbesa e ish-presidentit Donald Trump, ka zbuluar se po mendon të ndryshojë mbiemrin për të ndërprerë të gjitha lidhjet me xhaxhain e saj, i cili sipas saj, bëri një dëm ‘të pallogaritshëm’ në SHBA gjatë Presidencës së tij. Mbesa e Donald Trump, e cila ka shkruar një libër të ashpër rreth xhaxhait të saj duke e quajtur atë si ‘njeriu më i rrezikshëm në botë’, thotë se ajo ka frikë nga konotacionet negative që emri i saj mund të ketë në të ardhmen.

Ajo ka folur gjithashtu mbi marrëdhënien e Trump me Melanian. ‘Dëmi që Donald i ka bërë këtij vendi është i pallogaritshëm’, tha ajo në një intervistë me Sunday Telegraph. Ndërsa hedh poshtë pretendimet për një divorc të mundshëm të ish çiftit presidencial, ajo thotë se Donald Trump nuk është i aftë për një marrëdhënie të shëndetshme. ‘Nuk besoj se ai e kupton afeksionin apo intimitetin’, pohoi Mary.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close