Categories Lajme

“Nuk festoj pa ty”/ Nuk ka fëmijë që munden dhe nuk munden, ka thjesht fëmijë

Kryeministri Edi Rama uroi sot Krishtlindjen duke sjellë në vëmendje festën e fëmijëve, dhe solidaritetin e treguar prej bashkëmoshatarëve të tyre me jetimët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. “Nuk festoj pa ty”, titullohet video e prodhuar nga Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve dhe Ministria e Kulturës, me anë të së cilës kryeministri uroi mirëmëngjes dhe Krishtlindje të gëzuar për gjithë shqiptarët.

Fëmijët e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve kanë vizituar disa institucione të përkujdesit social, si në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”apo në Institutin e Fëmijëve që nuk shikojnë për t’i marrë edhe ata në festën e Krishtlindjes.

“Nuk ka fëmijë që munden dhe që nuk munden. Ka thjesht fëmijë”, është mesazhi i kësaj kënge fëmijërore me anë të së cilës kryeministri Edi Rama ka përcjellë për gjithë shqiptarët urimin e tij për Krishtlindje të gëzuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME