Lajme

Nuk fitoi dot bashkinë, por PS në Himarë merr shumicën e Këshillit Bashkiak

Në bashkinë e Himarës, Partia Socialiste ka fituar këshillin bashkiak. Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki ka përfunduar numërimi i 36 kutive në total.

Nga këto të dhëna rezulton se Partia Socialiste ka marrë 9 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat.

Gjithashtu nga një mandat kanë Partia Socialdemokrate (PSD), Aleanca Progresiste (LZHK), Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) dhe Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA).

Kujtojmë se Jorgo Goro i PS humbi përballë Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në një kohë kur ndodhet në burg për blerje votash.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close