Lajme

Nuk funksionon pajisja e indentifikimit, kandidatja e PS, Emiriana Sako largohet pa votuar!

Në qytetin e Durrësit, kandidatja e PS-së, Emiriana Sako është paraqitur ditën e sotme për të votuar së bashku me bashkëshortin, por ka qëndruar në pritje. Mësohet se Emiriana  Sako nuk ka mundur të votojë për shkak të problematikave të hasura me sistemin e identifikimit në Durrës.

Kandidatja ka qëndruar në korridor për disa minuta më pas është larguar për t’u rikthyer sërish. Ndërkohë që operatori që kryen procesin e identifikimit biometrik ka deklaruar se “nuk po printon pajisja e identifikimit dhe po presim KQZ-në”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close