fbpx
Lajme

Nuk gjen qetësi Kadastra në Durrës, shkarkohet drejtor i saj, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Nga burime ende të pakonfirmuara bëhet me dije për Faxweb.al se në vend të tij është vendosur Rezart Elmazi, i cili ka qenë më herët në postin e drejtorit të hipotekës së Vlorës, dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të deputetit Alket Hyseni.

Çobani ishte emëruar në këtë detyrë pas árrestimit të ish drejtuesit Liridon Pula, që më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit, pas ákuzave të akteve korruptive. Më herët Çobani kishte mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button