Lajme

Nuk i mbijetoi dëmtimeve të marra, ndërron jetë 66-vjeçari që u hodh nga kati i katërt i spitalit të Gramshit

Ndërron jetë 66 vjeçari që u hodh nga kati i katërt i spitalit të Gramshit, pasi nuk i mbijeton dot dëmtimeve të marra.

Raportohet se i ndjeri kishte probleme të shëndetit mendor, por ishte i shtruar për ftohje në spitalin e Gramshit.

Nuk dihet ende nëse do ketë mbajtës përgjegjësie për ngjarjen e ndodhur.

Kujtojmë se një pacienti ishte hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar në spitalin e Gramshit, rreth orës 07:00 të mëngjesit të 30 Marsit.

Personi i identifikuar si Hekuran Llapushi, ku pas hedhjes nga dhoma përfundoi në tarracën e katit të dytë, dhe për pasojë pësoi fraktura të shumta në trup dhe hemorragji, ku dhe u transportua në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.

66-vjeçari ishte i shtruar ne repartin e patologjisë së Gramshit që prej katër ditësh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close