Categories Lajme

“Nuk i pëlqej më askujt”, Donald Trump habit me deklaratën, duket se pandemia po e mund

Presidenti i Sh.B.A-së, Donald Trump, është “ankuar” për popullaritetin e tij në rënie, që nga koha kur koronavirus është shfaqur në Amerikë.

“Nuk i pëlqej më askujt” tha Donald Trump për CNN.

Trump, kishte dhënë deklarata të ndryshme, disa herë edhe të çuditshme në lidhje me pandeminë. Por, gjithashtu ai edhe kishte bërë veprime të cilat quan në rënien e popullaritetit të tij. Ai për muaj me radhë kishte refuzuar që ta vendoste maskën, që po llogaritet si një nga gjërat kryesore për luftën kundër përhapjes së Covid 19, thonë njohës të politikave në Amerikë.

“Ky është personaliteti im. Kjo është e gjitha” tha Trump, i pyetur për veprimet e tij. Në sondazhet që po bëhen në Amerikë, vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale, Trump është duke u ballafaquar me një humbje të popullaritetit, që kryesisht është e ndikuar nga menaxhimi i pandemisë.

Kandidati nga radhët e partisë demokratike, Joe Biden, ka vazhduar me ákuza të rënda në drejtim të politikave, të cilat presidenti Trump i ka ndjekur. Deri më tani, në Amerikë janë ínfektuar mbi 4.7 milion shtetas amerikanë dhe mbi 157 mijë, kanë vdèkur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME