Categories Lajme

“Nuk i përmendim dot sepse na fikin derën!”/ Artan Hoxha për grupet kriminale të Durrësit: Janë prishur balancat, ndikojnë në zgjedhje!

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për situatën e krimit të organizuar në qytetin e Durrësit, ku gara elektorale për zgjedhjet vendore është mjaft e ashprë dhe organizatat kriminale kanë ndikim.

Hoxha deklaroi se në këtë qytet janë prishur balancat dhe të gjithë organizatat kriminale janë në krahun e mazhorancës. Ai tha se Durrësi është mjaft i rëndësishëm për krimin, për shkak të portit ku hyn kokaina, projektit për kthimin e portit në një marinë jahtesh, kur sipas gazetarit do të pastrohen paratë e krimit dhe në përgjithësi për shkak se Durrësi është qytet ku kryhet pastrim parash në turizëm.

“Nuk kemi të bëjmë thjesht me banda, por kemi të bëjmë me organizata kriminale, që janë struktura të mirëfillta kriminale me imapkt të jashtëzakonshëm në njësinë vendore të Durrësit.

Durrësi si bashki, është një nga bashkitë kryesore, nuk ka qenë kështu më parë. Durrësi ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e krimit sepse ka portin dhe ka treg të madh turistik, ku investohen paratë e krimit.

Të kesh kontrollin ne Durrës je shumë i avantazhuar për aktivitetin në të gjithë Shqipërinë.

Trysnia e ushtruar nga organizatat kriminale nuk ka qenë kurrë më parë në nivelin që është sot, në nivelin e kriminalitetit, vrasjet, shantazhi, presionet, ashtu edhe në pjesën tjetër, në lidhje dhe koordinim të strukturave kriminale me agjensitë e zbatimit të ligjit.

Shikoni sa shpesh ndërrohen drejtorët e hipotekës në Durrës.

Sot Durrësi duke qenë porti më i madh, është porta nga hyn kokaina në vend.

Ka vajtur 22 mijë euro kg i kokainës. Pse? Sepse ka stok.

Ata që marrin në kontroll portin, kanë interesa në fushatë zgjedhore, duan të ruajnë status quo. SPAK ka disa hetime që kanë të bëjnë me organizata kriminale, por kanë goditur organizata që i kanë dalë nga rreshti mazhorancës.

Nëse më parë kishte një lloj balancë, ka kaluar tani e gjitha në të njëjtin krah.

Tre bashkitë kryesore ku do të përqëndrohet lufta, është Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Ajo që shoh në Durrës, është që balanca dhe ekuilibri në botën e nëndheshme është prishur.

Nuk di ndonjë grup të madh sot, edhe ata që nuk i përmendim dot sepse të fikin derën…

Durrësi është bërë i rëndësishëm sepse opozita ka shanse të mira për ta fituar bashkinë, prandaj i kërkohet ndihmë atyre.

Në një njësi vendore ku mazhoranca e ka të sigurtë, nuk i duhet aleanca me botën e nëndheshme.

Organizatat kriminale në Durrës janë shumë prezente.

Nuk e di nëse zoti Cara ka patur problematikë direkte, me shantazhe dhe presione, por ajo që mund të them me të dhënat që kam në terren, më rezulton se pjesa dërrmuese e strukturave të krimit të organizuar, që merren me narkotrafikun, krimet e rënda, janë kundër zotit Cara”, tha Hoxha. TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME